Forcat ruse kanë goditur me raketa Vinnytsia të enjten në mëngjes, duke vrarë të paktën dy civilë, sipas një deklaratë të policisë, shkruan The Guardian.
“Ka të vdekur dhe të plagosur,” shkroi Serhiy Borzov, guvernator i rajonit Vinnytsia, në një mesazh të postuar në Telegram.
Sipas informacioneve deri më tani 2 persona kanë humbur jetën, 6 janë plagosur dhe rreth 50 automjete kanë marrë flakë. Ndërkohë për sulmin në Vinnytsia ka reaguar edhe presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky.
“Forcat ruse kanë sulmuar me raketa qendrën e qytetit. Ka të plagosur dhe viktima, mes tyre një fëmijë. Çdo ditë, Rusia po shënjestron popullsinë civile, po vret fëmijë ukrainas, dhe po shenjestron me raketa objektivat civile. Çfarë është kjo, nëse jo një akt i hapur terrorizmi?
Një vend vrasës. Një vend terrorist,” tha Zelensky.
Mesazhi i Zelensky është shoqëruar edhe me një video që tregon pasojat e sulmit./abcnews.al/
According to #Ukrainian MP @GoncharenkoUa, #Russian invaders hit a shopping mall in #Vinnytsia.
Advisor to the Minister of Internal Affairs of Ukraine Anton Gerashchenko published a video from the scene of the tragedy. pic.twitter.com/64DtybXY6O
— NEXTA (@nexta_tv) July 14, 2022