Ministrja e Brendshme Priti Patel tha se ishte “e zhgënjyer”, por shtoi: “Përgatitjet për fluturimin e radhës po fillojnë në këtë moment”, shkruan BBC, transmeton Fol Drejt.
Fluturimi i parë që duhej të merrte azilkërkuesit nga Britania e Madhe në Ruandë, u anulua pak minuta para nisjes pas vendimit të Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut në minutën e fundit, raporton BBC.
Sipas planit të qeverisë, shtatë persona duhej të transferoheshin në këtë vend të Afrikës Lindore, por fluturimi u ndërpre mbrëmjen e së martës pasi ndërhyrja e fundit e Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut çoi në rishqyrtime të reja të vendimit para gjykatave britanike./FolDrejt/