Një person është lënduar si pasojë e një aksidenti në fshatin Stanovc të Vushtrrisë.
Rasti ka ndodhur gjatë pasdites së djeshme, aty rreth orës 17:15, transmeton Fol Drejt.
Një veturë me targa vendore të cilën e drejtonte i dyshuari mashkull kosovar, si pasoj e mospërshtatjes së shpejtësisë së lëvizjes kushteve të rrugës, ka dalur nga rruga dhe ka goditur 5 vetura të cilat ishin të parkuara.
Si pasojë e aksidentit lëndime trupore ka pësuar një femër kosovare, (pasagjere ).
E lënduara është dërguar në tretman mjekësor./FolDrejt