Cristiano Ronaldo (37) nuk e nisi më mirë episodin e tij në Arabinë Saudite. Al Nassr i tij humbi në ndeshjen e Superkupës kundër Al-Ittihad me rezultat 3:1 dhe kështu i dha fund një serie të gjatë fitoresh dhe superylli portugez ishte cak i kritikave për paraqitjet e tij.
Trajneri Rudi Garcia e veçoi atë pas ndeshjes, duke përmendur mundësinë që Ronaldo humbi në pjesën e parë, që sipas tij do të ndryshonte rrjedhën e lojës nëse do të ishte kthyer në gol dhe tani një video interesante është bërë virale, në të cilin dyshohet se është një nga drejtorët e klubit. Në të, pasaniku saudit ankohet, duke imituar festën e njohur të Ronaldos: “Kam shpenzuar 200 milionë për Ronaldon dhe ai di vetëm të thotë “siuuu”!
Kujtojmë se Ronaldo nënshkroi për AlNassr pasi u shkarkua nga Manchester United gjatë Kupës së Botës në Katar për shkak të pikëpamjeve të shprehura në një intervistë me gazetarin britanik Piers Morgan. Ronaldo nuk mundi të pajtohej me rolin e lojtarit rrotullues, ndaj në një intervistë për të cilën nuk kishte lejen e klubit, sulmoi trajnerin, shokët e skuadrës dhe drejtuesit. Sipas disa burimeve, Al Nasr paguhej 200 milionë euro në vit./FolDrejt/