Zëvendësambasadori i Kinës në OKB, Dai Bing, i ka thënë Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së se një vit pas luftës në Ukrainë, “faktet brutale ofrojnë një provë të mjaftueshme se dërgimi i armëve nuk do të sjellë paqe”, raporton Al Jazeera, përcjell Fol Drejt.
“Shtimi i benzinës në zjarr vetëm do të përkeqësojë tensionet,” tha ai.
Fuqitë perëndimore i kanë dhënë Ukrainës miliarda dollarë armë që nga pushtimi i Rusisë. ShBA dhe NATO kanë akuzuar Kinën se po shqyrton furnizimin me armë për Rusinë dhe paralajmëruan Pekinin kundër një lëvizje të tillë. /FolDrejt/