Njësitë speciale të policisë gjermane kanë arrestuar pesë anëtarë të një rrjeti terrorist. Të pesë anëtarët kanë pasur lidhje me ISIS dhe me gjasë kanë përgatitur një sulm. E çuditshme, se sipas medias gjermane Die Welt, për financimin e tyre duhej të shërbente një vrasje me kontratë në Shqipëri, përcjell foldrejt.com. Ata duhet të kenë përgatitur një sulm në bazat amerikane në Gjermani.
Në akcionin e arrestimit kanë marrë pjesë 350 forca policore, ku pesë të arrestuarve me origjinë të huaj, u janë gjetur municione dhe armatime të shumta. Si udhëheqës i grupit vlente Ravsan B.
Rasvan B. poashtu sipas medias gjermane, duhej të vriste një person në Shqipëri për 40 mijë dollarë, por me sa duket kjo vrasje nuk është kryer – pavarësisht se ai sëbashku me shokun e tij Farhodshoh K., kishte udhëtuar drejt Shqipërisë.
Kjo është një arsye e veçantë se pse Islami nuk duhet të ngatërrohet me terroristët, ku shpesh vrasës me pagesë (si Ravsan) ose ish trafikantë droge, ose edhe ish poliagjentë të punësuar nëpër ambasada të ndryshme, automatikisht kthehen në ‘radikalë’ dhe ‘fundamentalistë’, që më pas me lehtësi mediat e ndryshme në Perëndim i quajnë me zell: terroristë islamikë./Foldrejt.com