Nuk ka raportime për të lënduar, por kompanitë e përfshira u kanë kërkuar falje klientëve për ndërprerjen e shërbimit.
Një zjarr në një qendër të dhënash periferike në jug të Seulit dëmtoi sot serverët e kompanive më të mëdha teknologjike të Koresë së Jugut, “Kakao” dhe “Naver”, gjë që çoi në ndërprerje të mëdha në shërbimin dominues të mesazheve dhe portalit të internetit në vend, shkruan Reuters, transmeton Fol Drejt.
Aplikacioni i mesazheve Kakao dhe disa shërbime të lidhura me to mbetën të funksionuara për më shumë se tetë orë pas shpërthimit të zjarrit./FolDrejt/