Të paktën pesë zjarrfikës ishin mes të vdekurve dhe 15 të tjerë po trajtohen për djegie.
Një zjarr i madh në një magazinë kontejnerësh pranë një qyteti port në Bangladeshin juglindor ka vrarë të paktën 38 persona dhe ka plagosur më shumë se 150, njoftuan sot zyrtarët dhe mediat lokale.
Zjarri shpërtheu në depon e kontejnerëve të shtunën mbrëma në Sitakunda, 40 kilometra nga qyteti port i Chittagong, duke shkaktuar shpërthime të shumta të kontejnerëve, thanë zyrtarët, shkruan Reuters, transmeton Fol Drejt.