Një helikopter me ministrin e sportit të Iranit dhe zyrtarë të tjerë të rangut të lartë të atij vendi u rrëzua në provincën juglindore të Kermanit, raporton Klix, përcjell Fol Drejt.
Helikopteri u rrëzua pak para uljes në kompleksin sportiv në qytetin Bafta. Një person ka humbur jetën, ndërsa 15 të tjerë janë lënduar dhe janë në rrezik për jetën.
“Esmail Ahmadi, këshilltar i lartë i ministrit të Sportit, ka vdekur në një aksident”, konfirmoi shefi i shërbimeve të urgjencës në Kerman.
Ministri i Sportit i Iranit, Hamid Sajjadi, është plagosur dhe është dërguar në spital për shkak të gjakderdhjes në tru.
Sipas informacioneve fillestare, ministri është në rrezik për jetën. Gjysmëhëna e Kuqe në Kerman tha se të paktën 16 persona ishin në helikopter kur ai u rrëzua nga një lartësi prej 10 deri në 15 metra. /FolDrejt/