Në Mariupolin e pushtuar nga Rusia, disa banorë ende jetojnë në tenda dhe gatuajnë në zjarre, sepse shtëpitë e tyre u shkatërruan nga pushtuesit dhe askush nuk u ka siguruar strehimin e duhur që atëherë, shkruan Ukrainska Pravda, përcjell Fol Drejt.
Këshilli i qytetit raportoi se tendat ndodhen pranë kinemasë Savona, ku banorët e qytetit fshiheshin gjatë sulmeve ruse; qytetarët ende gatuajnë ushqim në zjarre dhe flenë në bodrumet e kinemasë.
Banorët deklarojnë se çelësat e “shtëpive të reja” u jepen vetëm njerëzve nga “një rreth i mbyllur”.
“Kur u shpërndanë çelësat e shtëpive të reja, për disa arsye nuk iu dhanë asnjë prej vendasve që jetonin këtu. Të gjitha këto shtëpi të bukura nuk janë për ata që kanë humbur shtëpitë e tyre. Ato janë për rrethin e tyre të brendshëm.”
Në tetor, Petro Andryushchenko, këshilltari i kryetarit të bashkisë së Mariupolit, raportoi se në Mariupolin e pushtuar përkohësisht, pushtuesit po shpërndajnë strehim të përkohshëm për rusë dhe bashkëpunëtorë të tyre. /FolDrejt/