340,000 njerëz nga 150 vende kanë mbledhur 846 milionë euro për restaurimin e Katedrales Notre-Dame.
Megjithatë, përmbushja e afatit për rindërtimin e saj do të jetë e vështirë, sipas Jean-Louis Georgelin, përfaqësuesi special i qeverisë franceze për mbikëqyrjen e restaurimit të kishës, shkruan tvpworld, transmeton Fol Drejt.
Presidenti Emmanuel Macron ka njoftuar se rihapja e kishës më të rëndësishme të Parisit do të bëhet në vitin 2024. Jean-Louis Georgelin tha se është optimist që katedralja mund të hapet për publikun deri atëherë, por do të jetë një sfidë e vështirë./FolDrejt/