Sipas një raporti nga gazeta franceze Le Parisien, bashkëpronari i Chelseat, Todd Boehly thuhet se është takuar me presidentin e Paris Saint-Germainit, Nasser Al-Khelaifi, të martën për një transferim të mundshëm të Neymarit në verë.
Një tarifë prej rreth 60 milionë euro po raportohet, megjithëse paga e tij e majme prej 36 milionë euro në vit mund të jetë problem për londinezët. Blutë janë interesuar për brazilianin që nga vera e kaluar, transmeton Fol Drejt.