Një 32 vjeçar i infektuar me koronavirus ishte vendosur dje në karantinë në Qendrën e Studentëve që me vendim të qeverisë së Kosovës po funksionin si karantinë.
I prekuri ishte kthyer nga Gjermania dhe është me vendbanim nga fshati Bibaj në Ferizaj.
Vendosjen e tij në karantinë e ka konfirmuar Zëvendësministri i Shëndetësisë, Izet Sadiku.
“Po mund të ju konfirmoj se rasti i cili ka dalë sot pozitiv është njëri nga rastet që është pranuar dje në karantinë pasi që i njëjti kishte ardhur nga Gjermania. Fillimisht pasi ishte vendosur në dhomën e izolimit i njëjti ka njoftuar se ka temperaturë dhe me autoambulancë është dërguar për tu kontrolluar dhe i janë marrë mostrat për analiza ndërsa sot i njëjti u konfirmua se është me koronavirus”, tha Zëvendësministri Sadiku për kallxo.com.
Deri më tani në Kosovë janë konfirmuar si të infektuar me Covid-19 28 persona.