Në Gjykatën Themelore të Ferizajt po mbahet seanca gjyqësore ndaj Dardan Krivaqës dhe Arbër Sejdiut, të cilët akuzohen për vrasjen e 18 vjeçares Marigona Osmani.
Gjatë leximit të aktakuzës, Krivaqa ka qarë.
Ai nuk ka pranuar të deklarohet rreth fajësisë së tij.
” Nuk po them që jam i pafajshëm, veç se di. Nuk dua të deklarohem rreth fajësisë”- tha ai.
Derisa i akuzuari i tjetër, Arbër Sejdiu tha se nuk e pranon fajësinë për rastin, njofton Klankosova.tv.
“E ndjej vetën të pafajshëm. Nuk e pranojë fajësinë”-deklaroi Sejdiu.
Gazetarja e Klan Kosovës Rina Mujku, po e përcjell nga afër seanca gjyqësore.