I madhi Karim Benzema konsiderohet nga shumëkush si futbollisti më i mirë sot dhe favoriti i parë për të fituar “Topin e Artë” në fund të vitit.
Sulmuesi francez e udhëhoqi Real Madridin drejt titullit të 14-të të Ligës së Kampionëve sezonin e kaluar. Benzema ishte golashënuesi më i mirë i kompeticionit elitar evropian me 15 gola, ndërsa 27 gola në ndeshjet e La Liga, shkruan abcnews.al.
Të tilla ndeshje të 34-vjeçarit nuk i lanë zgjidhje drejtuesve të Real Madridit, të cilët vendosën t’i ofrojnë kontratë të re deri në vitin 2024, raporton Fabrizio Romano.
Kontrata e vlefshme e Benzema ka skadon në verën e vitit 2023, ndaj është pothuajse e sigurt që ai do ta mbyllë karrierën në Madrid dhe Reali ka besim se sulmuesi i tyre do të shpallet më i miri në botë këtë vit.
Real Madrid are set to complete the agreement with Karim Benzema to extend his contract until June 2024. 🚨⚪️ #RealMadrid
Real expect Benzema to be Ballon d’Or winner — also celebrating his incredible year with new contract. pic.twitter.com/HUT0cd0AdZ
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) October 5, 2022