Fol Drejt
E hënë, 19 Maj, 2025
Kontakt
  • LAJME
    • All
    • BOTA
    • DIASPORË
    • KOSOVË
    • MAQEDONIA VERIORE
    • RAJON
    • SHQIPËRI

    BE duhet ta ketë zgjerimin si prioritet kryesor, thotë ministrja austriake, duke përmendur edhe Kosovën

    Myftiu Tërnava me mesazh urimi për Fitër Bajram: Te populli ynë kjo festë në vazhdimësi ka pasur një rëndësi dhe vlerë të posaçme

    Dr. Shefqet Krasniqi mban iftar dhe promovon librin e ri, mbi 520 të ftuar

    NËNA NË LUFTË PËRKRAH BIJËVE TË SAJ

    Agjenda e zhbërjes së identitetit gjinor brenda shoqërisë dhe përpjekja për realizim të shpejtë të eugjenisë-të propaganduar si trans’humanizëm.

    (VIDEO) Analistët: Pas idesë së shtetit bektashian mund të qëndrojë ndonjë fuqi botërore

    Hoxhë Justinian Topulli: Mini Vatikani i bektashizmit gjoja po promovon islamin tolerant!

    Sabaudin Jashari: Pragmatizëm, kryeministri Rama – “Shteti Bektashian Vatikanian” apo let me guess…

    Reagim ndaj Adriatik Kelmendit

  • FAQJA E ZEZË
  • EKONOMI
    • All
    • BUJQËSI
    • ENERGJETIKA
    • FINANCA

    Odat e veterinerëve të Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut firmosin marrëveshjen e bashkëpunimit

    Ministri Faton Peci mori pjesë në takimin e ministrave të Evropës Juglindore në Bosnje e Hercegovinë

    Ministrja Rizvanolli në takime me biznese të energjisë në Paris dhe Berlin: Kompanitë të investojnë në Kosovë

    MBPZhR-ja hap thirrjet për aplikim për grante në bujqësi

    Mbahet takimi i gjashtë i Komisionit Ekzekutiv për zhvillimin e sistemit të Arsimit dhe Aftësimit Profesional

    Ministri Faton Peci do të takohet me zyrtarë të lartë shtetëror të Iowas

    Nesër hapet edicioni i 23 i panairit AGROKOS

    MF hap ankandin e nëntë të letrave me vlerë

    Kosova forcon bashkëpunimin ekonomik dhe tregtar me Emiratet e Bashkuara Arabe

  • INTERVISTA
  • TEMA E DITËS
    • HULUMTIME
  • OP/ED
  • KULTURË
    • All
    • ARTE TË TJERA
    • FILM
    • HISTORI
    • LETËR
    • SKENË

    “Bashkëpunimi”, poezi nga Burhan Fili

    Mos u rrek mbas fjalëve të atij që Zotin nuk e njeh

    “Babë, Nanë”, poezi nga Burhan Fili

    Çamëria amanet i të gjithëve

    “Gjaja ma e çmuar”, poezi nga Burhan Fili

    “Llastimi i Hoxhës”, poezi nga Burhan Fili

    100 TË HËNA SOCIOLOGJIKE

    Donika Dabishevci vjen me një libër të ri poetik kushtuar fatit të njeriut në luftë

    Veçantitë e Bibliotekës “Ernest Koliqi”

  • SPORT
    • All
    • Sporti Ndërkombëtar
    • Sporti Vendor

    Mallorca luan kundër Valencias, mungon Muriqi – pse?

    Camavinga flet për mundësinë që Mbappe të transferohet në Real: Dëshironi të dini të vërtetën?

    Raporton Romano, 19-vjeçari brazilian pjesë e Manchester City-t nga sezoni i ardhshëm

    Luiza Gega kampione e Ballkanit në 1500 dhe 3000 metra në garat e mbajtura në Stamboll të Turqisë

    FIFA: Nuk po planifikojmë të fusim kartonin blu në nivelin më të lartë të futbollit

    Enilda Zeqiri – talentja që premton në garat e atletikës

    Xavi: Në këtë ligë ndodhin gjëra që nuk janë normale

    Guardiola komenton vendimin e Xavit: Presioni që ndjen në Barcelonë nuk është i dukshëm askund tjetër në botë

    “Ai hëngri gjithë rrogën”, vërshohet me komente Neymar – shkak pesha e tij

  • LËMSH
    • All
    • KËNDI I HUMORIT
    • Kuriozitete
    • SHOWBIZ

    A po rritet çmimi i çokollatës?

    Google jep një informacion me rëndësi në lidhje me Gmail?

    Themeluesi i Facebook kërkon falje, kjo është arsyeja

    India propozon që pilotët dhe stjuardesat të mos përdorin parfume sepse…

    Kush do të jetë mbreti i arinjve të shëndoshë të Alaskës? Fillon votimi online

    Ndryshimet klimatike, sa të shqetësuar duhet të jemi?

    E kërkonin një vath prej ari, hasën në një relikt 1000 vjeçar shumë të vlefshëm

    “Banjska ka qenë e banuar me shqiptarë, të cilët dal ngadalë janë përzënë sistematikisht”

    Lego planifikon të bëjnë tulla nga shishet e ricikluara?

  • LIFESTYLE
    • All
    • Receta
    • Shëndeti

    Rritet numri i vdekjeve nga hepatiti B dhe C

    Si ndikon lëngu i limonit në funksionimin e mëlqisë

    Si ndikojnë ndryshimet klimatike tek alergjikët?

    Sa sheqer duhet t’i hidhni kafes?

    Cili është dallimi mes sheqerit të bardhë dhe atij të kaftë

    Këto janë yndyrnat e shëndetshme që e ulin rrezikun e sëmundjes së diabetit

    Këto janë shenjat që tregojnë se mund të keni probleme me mushkëri

    Këto janë gjashtë përfitimet shëndetësore të uthullës së mollës

    Këto janë mënyrat si mund t’i parandaloni lotët nga copëtimi i qepës

No Result
View All Result
Fol Drejt
No Result
View All Result
Home KULTURË

Njeriu i vogël i madh

Reflektime mbi biografinë e paautorizuar ‘Adem Demaçi’ të Shkëlzen Gashit

3 vjet më parë
in KULTURË, LETËR, LIBRA
Koha e leximit: 11 minuta lexim
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në TwitterShpërndaje në Whatsapp
Porosit Web

Reflektime mbi biografinë e paautorizuar ‘Adem Demaçi’ të Shkëlzen Gashit

Nga Gazmend Bërlajolli

Little Big Man mbante titullin filmi i këtunjëhershëm (1970) për një jetim kaukazian që mbetet me u rritë në gji të një fisi indigjen amerikan (e luante i famshmi, po edhe i shkurti, Dustin Hoffman). Me këtë frazë vendos ta quajë pjesëtarin e ri pleqësia e fisit, mbasi çuni shtatvogël dëshmohet dai i madh. Njeriu i vogël madhështor e pati pasë përshtatë TVP-ja e voglisë sime, duke e zdeshë frazën krejtësisht prej figurës oksimorone. Porse, bash në këtë format figurativ ajo po m’imponohet për këtë shkurtim përshtypjesh mbi jetëshkrimin që Shkëlzen Gashi ia bën Adem Demaçit: njeriu i vogël i madh.

Lexoni edhe..

“Bashkëpunimi”, poezi nga Burhan Fili

Mos u rrek mbas fjalëve të atij që Zotin nuk e njeh

Porosit Web Porosit Web

Jetëshkrimi në fjalë i ndërthur dy linja rrëfimtarie: protagonistin Demaçi në njërën, me realitetet prej jetës së tij, politike fillimisht, letrare mbasandej, e personale detyrimisht, dhe në tjetrën, gjithë ato zhvillime e luhatje që ia diktojnë fatin gjeopolitik Kosovës. Qëllimisht e çliruar prej cilësimesh çfarëdo mbi Demaçin, e edhe për këdo e çkado tjetër, biografia vargon fakte, të njohura e të pandiera, në një renditje që prej 1912-ës e tekëndej, duke na e pru kështu, funksionalisht të përmbledhur, vërtet një shekull të Kosovës nëpër një jetë.

Meqë për autorin e biografisë realitetet politike të këtij harku kohor brenda e rrotull Kosovës, të kqyrura me tundimin me ua prishë rrethin vicioz të [neo]kolonializmit, janë fushë interesimi jetësor, përcaktimi për protagonistin përmjet të cilit t’i shpalojë ato realitete nuk del aspak i rastsishëm. I vendosur me e rrëfy kronologjinë themelore që për dekada me radhë ia tipizoi fatin Kosovës dhe rrjedhimisht gdhendi mendësinë kosovare, e me idenë me e konkretizu atë nëpërmjet një fati mjaft përfaqësues individual, po edhe nëpërmjet një mendësie aspak arketipike për atë të Kosovës, autori gjen te Adem Demaçi tiparet e një ‘Harry Potter-i’ thuaja të vetofruar: guximtar, i mprehtë, i paepshëm, ngulmues, i paparashikueshëm, kureshtar, largpamës, megjithëqë ndryshe nga kryeprotagonisti britanik i J.K. Rowling-ut, larg më fjalaman. Porse, bash ky tipar i fundit mundëson me i depërtu në mënyrën e t’arsyetuarit, e prandaj edhe me ia interpretu lëvizjet politike këtij veprimtari të madh të lëvizjes shqiptare. E, duke qenë figura e Demaçit aq e randësishme, madje përtej suazave veç të kësaj shoqnie, ia vlen me u hy analizave për filozofinë mbrapa politikës të tij, e jo thjesht me u mjaftu veç me epitetet krejt dekorative të cilat s’kursehemi me ia thurë. Qe besa, as me prozhmimet që i vjellim për mossukseset e tij në rrafshe krejt intime.

Kërshëria prej fëmije e Demaçit, e cila e shoqëron besnike edhe në moshën e sotme, e ndërthurur kjo me tiparin e ndërmendur më nalt, i hyn mirë në punë autorit të biografisë. Shohim se në pikat e kthesave kolektive, si ato më 1968, 1981 a 1988-9, ose ndryshimet kushtetuese më 1974, në të cilat Demaçi nuk përfshihet drejtpërdrejt meqë i burgosur, ai të paktën nuk mungon si komentues i flaktë. Komentet jo veç përmblidhen, por edhe shndërrohen në ura kapërcimi mes dy linjave të rrëfimtarisë në biografi; lexuesi i interesuar mundet me i kthy ato më tutje në portale për në mendësinë demaçiane.

Edhe pse i ndryrë, Demaçi mbahet në rrjedha prej shtypit zyrtar, e edhe nëpërmjet ndonjë transistori të përvjedhur (f. 59 e biografisë), porse ndryshe prej ç’do të prisnim, vlerësimet mbi përpjekjet atdhetare të kohës i ka përplot rezerva, e nota kritike madje. Kulmues këtu është komenti i nxjerrë prej intervistës dhënë më 1989 nga burgu për ditoren beogradase ‘Borba’: “Vitet e sundimit të Ranković-it ishin kohë të vështira për ne shqiptarët. Ishim të shtypur e të pabarabartë dhe çdonjëri prej nesh synonte që të paktën një pjesë të lirisë ta realizonte duke iu bashkangjitë nanës Shqipëri… Tani nuk jam më i bindur për domosdonë e bashkimit me nanën Shqipëri, po qe se zhvillohet me sukses procesi i barazisë kombtare të shqiptarëve në Kosovë me popujt e tjerë të Jugosllavisë” (f. 81). Demaçi e din mirëfilli se jashtë burgut po ndehen zhvillimet e 1989-ës; janë orët kur Se4rbia po ia shfuqizon Kosovës autonominë e vitit 1974, kunorën e arritjeve kushtetuese të faktorit kosovar, na e kujton linja tjetër e biografisë.

Deklarata është njëmend tronditëse në përballjen e parë, mbasi na e sugjeron prozelitin e mposhtur prej burgut të gjatë, por të lexuarit e mëtejmë betonon përshtypjen se ky është veçse stili i Demaçit i ‘të bërit politikë’. Projekti Ballkania, koncepti i tij kontravers me gjithë ato tri stadet e pandehura të vetat, vjen si një shut prej po të njejtit kënd. Vetë Demaçi më vonë e cilëson si një ‘përpjekje për ta mashtruar Sërbinë’ (f. 125).

Ndoshta dy momente krejt anësore në tekst, porse frëngji domethënëse për me depërtu në mendësinë demaçiane, janë këto: “Demaçi në një rast madje pohon se më parë do të pranonte t’i vritej djali sesa një sërb” (f. 101) dhe “në këtë periudhë luftërash e tensionesh të mëdha, shpeshherë kur nëpër paraqitjet publike flet për sërbët, përdor cilësimet ‘populli vëlla sërb’ ose ‘populli heroik sërb’” (f. 99). Janë të dyja prej viteve më të trumhasura të fundshekullit XX.

Një formulë e përsëritur del mbrapa politikës së kundërvënies që ndjek Demaçi: është ky një gjoja paqëtim i animoziteteve të skajshme ndërmjet të shtypurit dhe agresorit, njëfarë ‘vëllazërimi’ nominal i të hasmuarve, diçka krejt e mahnitshme dhe krejt e pamundshme njëherësh. E mahnitshme, sepse të përqafohej si strategji politike, do të bënte që kundrejt këmbëzës së tërhequr në armën e dorës sërbe, të shfaqej botërisht, e shtrirë pezull, dora shqiptare e pajtimit. E pamundshme, sepse lëre se do të lypte mobilizim mbinjerëzor kapacitetesh që as nuk ishin e as nuk janë kund.

Përpjekje për ta mashtru Sërbinë? Pra, shah politik? Mjerisht, në të peshuarit e [mos]sukseseve në shahun e politikës, veç rezultatet konkrete ofrohen si njësi matëse, e me gjithë kundërvëniet dhe qëndresat e veta spartane, Demaçi nuk ia doli kurrë me e kalitë as edhe një grusht spartanësh të vërtetë, që qëndresën do ta shndërronin në vetëmbrojtje.

Nga biografia del se e provoi gjithë ato herë rolin e të parit, me organizimet ilegale të ditëve rinore, mandej me drejtime redaksie, subjekti politik, grupimesh qytetare, e madje edhe të krahut politik të UÇK-së, e prapseprap shumëherë ‘abdikoi’ prej organizmash që jo veç i udhëhoqi, por edhe i themeloi vetë. Prandaj, këtë deficit ndjekësish a me ia detyru pazotsisë së Demaçit për lidership, apo i njëjti i duhet mveshë natyrës burracake të shqiptarëve, të mësuar shekullorisht me mbijetu përposht trysnive, rrjedhimisht të pagatshëm për flijim? Duke qenë se bëmat s’mungojnë kur liria bëhet domosdo, e para del me qenë më e gjasshme: në luftat e veta kundër makinerive, Demaçi praktikisht ishte kudo e kurdo i vetëm. Largohej befas prej çdo organizmi që udhëhiqte, sa herë e shihte se ishte bërë mjet tejet i kufizuar e prandaj i dobët përballë sfidave në rritje, por nuk e shihte të udhës ndonjëherë me e denju me ndonjë sqarim grupimin e ndjekësve që linte mbrapa. Përgjigjja e vetme që autori i biografisë merrte për këto largime të befta të Demaçit, gjatë intervistimit të shumë prej bashkëpunëtorëve nga këta organizma, ishte veç një rrudhje supesh, çka tregon se ai, as gjatë kohës së bashkëpunimit me ta, nuk do t’i ketë përditësu me idetë e hamendësimet që i silleshin nëpër krye.

Ndoshta metafora e lodhur e qiriut që digjet me ndriçu, siç e jep karikatura e V. Blakqorit (f. 91), menjëmend më fort se kujtdo në botën shqiptare, i shkon bash figurës së Demaçit. Aq më shumë kështu kur vetëdijesohemi për përmasat shumëfishe të vetëmohimit të tij, i cili nuk e mëshironte as edhe lidhjen më të ngushtë të gjakut (f. 67). Vërtet Demaçi s’interesohej që ta bënte babën, burrin, shumëkund as udhëheqësin. Duket sikur synoi të bëhej frymë dhe frymë u bë. Fatkeqësia e tij, e larg më shumë, e jona, është se mbeti frymë që frymoi veç brenda një trupi, e që veç sa i vaku edhe do trupa përreth, megjithëse janë të shumtë që mëtojnë të jenë rrezatu fort prej tij.
Është e qartë se Demaçi e shpresonte Njëshin omnipotent të qëndresës antisërbe, sidomos në aktin e mbramë e vendimtar të saj, pozitë kjo që faqe vetes, bashkëkombasve dhe botës, e përligjte me atë curriculum vitae, që mes shumë atributesh tjera, numëronte përmbi 10 mijë ditë burg. Por, ndërmjetkoha e gjatë e veçimit të tij pruri doemos prijës që ishin të disponueshëm për veprimtari. LDK-ja, subjekti i cili për ata qinda mija shqiptarët që rendnin me i aderu në lista dhe struktura, e që s’ish veçse emër i ri i përpjekjes së vjetër për çlirim, nxori në paraskenë figurën e Ibrahim Rugovës. Ky, në periudhën para dhe mbrapa tallazeve të furishme të epilogut të kësaj qëndrese, ia doli ta ruante baraspeshën prej Njëshit të patundur. Gjithashtu, me kurtuazinë e vet të heshtur e evazive ndaj karshillëkut të Demaçit, ia dha këtij dushin e ftohtë dhe ia diktoi rreshtimet, lëvizjet e madje intrigat politike, edhe mbasi vetë u nda jete.

Këtu mbërrijmë të kryepikëpyetja, që të bren edhe mbas të lexuarit të biografisë: pse në Kosovën e pasluftës Demaçi dikur rreshtohet krah një qeverie që vetë e kishte cilësu si mafioze? Mos pse i pushtuar nga nevoja për ta rrënu rolin e Rugovës dhe të pushtetit të tij? Vërtet historiografia e mbasluftës e diktateve prorugoviane u kujdes me e shty në margjina krejt të shpërfillshëm gjithë angazhimin e Demaçit (f. 210), por a s’është Demaçi pikërisht ai i që diti me amnestu edhe vetë Bakallin, ndëshkuesin e vet që dikur e donte prapa grilave (f. 98)? Arsyet e vërteta të ortakllëkut me qeverinë e Thaçit duhen lypë tjerakund.

Duket se ka veç një algoritëm zhvillimesh: Demaçi nuk arriti me ia vu emnin e vet segmentit vendimtar të historisë sonë të vonë, ani se ish ndër protagonistët më aktivë në aktet më vendimtare të saj. Rugova mbeti presidenti historik i pothuajse gjithë harkut mes dy “pavarësive”, sikurse Adem Jashari që mbeti komandanti legjendar i ditëve të luftës për bashkim. E Demaçi, për aq sa do të vazhdojë me jetu në kujtesën kolektive, do të vazhdojë të cilësohet me gjasë veç si qëndrestari vetëmohues i historisë. Po qysh tregon, fjala vjen, rasti i dhimbshëm i Hasan Prishtinës mjaft të emargjinuar të po kësaj historie, ‘vetëmohimi’ s’është ndër tiparet që ia atribuon virtytsisë ky popull, për të cilin suksesi, madje jo veç ai politik, matet me aftësinë për ta përkthy privilegjin e postit publik në përfitime private. E për këtë, Demaçi ishte krejt i vetëdijshëm.

Legjitime prandaj ngjan kërkesa e tij për ta zënë fronin e Njëshit: përballë Rugovës që me faktorin ndërkombtar komunikonte duke pyetë ku duhej të nënshkruante as pa e lexu dokumentin (f. 157), Demaçi vetë ia prente ashpër zonjës Albright, Sekretares së Shtetit të Amerikës, me refuzimin për ta hedhë firmën në Marrëveshjen e Rambouillet-së (f. 163). Ndokush edhe do të pohojë se e heton autorin të priret drejt protagonistit të vet nëpër pasazhet e biografisë që i përshkruajnë këto zhvillime, çka në fakt më parë shpalon të vërtetën se Shkëlzen Gashi ndan me Demaçin besojmën se nënshkrimi i dokumentit të Rambouillet-së ka qenë i dëmshëm. Ka nga ata që u kanë hy përimtimeve mbi maturinë politike mbrapa këtij refuzimi (f. 165-8), por është e vështirë me u bindë se qëllimet e shefit të Albright-it mund të ketë qenë më dashamirëse për Kosovën sesa ato të Demaçit.

Medaljet e përjetësisë që morën Rugova dhe Jashari e kanë anën tjetër të veten. Ato u ndanë prej formacionesh politike që duke i dekoru ikonat e përvetësuara, synuan me e fuqizu pozicionin vetjak brenda spektrit politik. Demaçi, pa një formacion a grupim që ta pasonte, u gjet në udhëkryqin e vet të radhës. Nga njëra anë, u ngrit më nalt pragu për t’u kapërcye prej synuesit të Njëshit, në Kosovën tashmë të lirë prej pushtimit sërb, por ende jo sovrane, të mbasluftës. Kjo dijeni bacën e vjetër e vuni përpara një sprove të re.

Fillimisht zgjodhi me iu kapë lëvizjes Vetëvendosje (f. 202), rrymës që kundërshtonte autarkinë unmikiane, zgjedhje kjo që dëshmonte se baca i vjetër ende po prihej prej idealit të vjetër. Arsyet e divorcimit të Demaçit prej Vetëvendosjes biografia nuk i jep, por s’është e vështirë me pandehë se do t’i ketë lypë liderit të saj dhe sekretarit të vet të dikurshëm, Albin Kurtit, me u lëshu në ulësen e dyshit.

Ç’kartë tjetër i mbetej në dorë Demaçit mbas këtij divorci? Martesa kontraktuale me PDK-në (f. 209). Interesante, i njëjti Demaçi që jo më larg se mbas protestave të shkurtit 2007, kishte pohu: “Hashim Thaçi është mafioz i kulluar sepse po ngrihet kundër VETËVENDOSJE!-s, e cila po lufton për t’i mbrojtë interesat e këtij populli” (f. 205), më vonë rreshtohet përkrah tij. Arsyeja? Qe pra pikëpyetja dhe qe hamendësimet: PDK-ja, siç i përvetësoi heroizmat e një Ademi, atij të Jasharëve, ashtu vazhdoi me e përvetësu, edhe tjetrin Adem, Demaçin. Ky nga ana e vet ia ofroi vlerat dhe emrin e vet formacionit që ka interes të drejtpërdrejtë prej përvetësimit të tyre, mbase duke ia shpagu, përveçse me pension të veçantë, makinë e shofer, edhe me ndonjë shtatore, emër institucioni a rruge në të ardhmen.

Kosova ndërkohë vazhdon zhdymëzimin mes mundësive e dëshirave, duke qenë se diktatet e jashtme ende po udhëheqin përmbi vullnetet e brendshme të saj. E kush më denjësisht se Demaçi do të mund ta orientonte drejt jetësimit të dëshirës shekullore? Cila makineri do ta riburgoste Mandelën e Europës pa i mendu pasojat kur ky t’i kundërvihej? Çfarë valësh reagimi do të çoheshin mbaskëndej? Në çfarëdo rasti, të mos i ndahej idealit, do ta rrezatonte mbase veç ndonjë grupim të ri që, veças mbas botimit të kësaj biografie, po sheh te ai jo më ‘simbolin e sakrificës’ por shembullin e trimnisë.

Por duket se Demaçi, mbas gjithë uljengritjeve të jetës, bëri kompromise me popullin që nuk lyp shembuj, por veç simbole; sajon flamur, hymn e stemë, në vend të ndërtimit të shtetit; shton kate institucionesh në vend të veprave të tyre; ndjek grada e tituj në vend të përvojës; tubon diploma në vend të dijes; pëlqen privilegje postesh në vend të përgjegjësive, uniforma ushtarake në vend të forcave ushtarake. Prandaj Demaçi u turr me ia censuru biografisë deklaratat që ende harru s’ia kemi. As nuk e kritikoi më qeverinë, jo me emra të përveçëm e pakta; ndonjë qortim si prej bace për dofarë yesmen-ësh demek, po kurrkund jo më ai kundërshtimi à-la Demaçi që e gjejmë nëpër shumë e shumë faqe të biografisë.

Ndërkohë, duke u kthy te biografia, jam i vetëdijshëm për vërtetësinë e fjalëve të semiotistit Roland Barthes, mbas të cilit kuptimi themelor i një vepre varet nga përshtypjet e lexuesit, më parë sesa nga pasionet a shijet e autorit: “Njësia e tekstit nuk qëndron në prejardhjen e tij”, pra s’është te autori i tekstit, “por në destinacionin e tekstit”, pra është te lexuesit e tij. Prandaj mund ta jap këtu jo kritikën për biografinë, por veç leximin krejt vetjak të saj. I yti, padyshim, do të jetë një lexim ndryshe. Një e kam të qartë: biografia e Shkëlzen Gashit, ndonëse e paautorizuar prej Demaçit, përbën tashmë një referencë të pakapërcyeshme për të, duke na e ofru madje edhe vetë modelin, deri tash të munguar, të zejes së jetëshkrimit në gjithë milieun shqiptar.

(*Vërejtje: Ky recension është botuar në vitin 2010, me rastin e botimit të parë të librit të Shkëlzen Gashit: Adem Demaçi, biografi e paautorizuar.)

Tags: adem demaçibiografi e paautorizuarGazmend Bërlajollishkelzen gashi
ShareTweetSend
Lajmi Paraprak

Anulohen mbi 1000 fluturime, shkaku i grevës në kompaninë Lufthansa

Lajmi tjetër

Çka nëse fëmija iu kafshon?

Të ngjajshme

KULTURË

“Bashkëpunimi”, poezi nga Burhan Fili

10 Gusht, 2024
KULTURË

Mos u rrek mbas fjalëve të atij që Zotin nuk e njeh

30 Korrik, 2024
KULTURË

“Babë, Nanë”, poezi nga Burhan Fili

23 Korrik, 2024
Shfaq më shumë
Fol Drejt

© 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara. FOLDREJT.COM

Navigo

  • KRYESORE
  • BOTA
  • OP/ED
  • INTERVISTA
  • HISTORI
  • KULTURË
  • SPORT

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • LAJME
  • FAQJA E ZEZË
  • EKONOMI
  • INTERVISTA
  • TEMA E DITËS
    • HULUMTIME
  • OP/ED
  • KULTURË
  • SPORT
  • LËMSH
  • LIFESTYLE

© 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara. FOLDREJT.COM