Njeriu më i moshuar i Evropës, murgesha franceze Lucile Randon (Motra Andre), i mbijetoi COVID-19-s dhe do të festojë 117 vjetorin e lindjes këtë javë, thanë personat që kujdesen për të.
E pyetur nëse ishte e frikësuar që u diagnostikua me COVID, Motra Andre i tha televizionit BFM të Francës, “Jo, nuk u frikësova sepse nuk kisha frikë të vdisja … Jam e lumtur që jam me ty, por do të dëshiroja të isha diku tjetër t’i bashkohesha vëllait, gjyshit dhe gjyshes”.
David Tavella, zëdhënës i shtëpisë së pensionit Sainte Catherine Labouré, tha se ajo ishte mirë me shëndet.
“Ne e konsiderojmë atë të shëruar. Ajo është shumë e qetë dhe mezi pret të festojë ditëlindjen e 117 të enjten,” tha ai, shkruan Voa.