I akuzuari për vrasjen e dy policëve, njërit të Kosovës dhe tjetrit të UNMIK-ut, Bedri Krasniqi, është liruar nga akuzat në seancën gjyqësore të mbajtur gjatë ditës së sotme.
Kryetari i trupit gjykues Arben Hoti, arsyetoi këtë vendim për ta liruar Krasniqin nga aktakuza, për mungesë të provave, përcjell Fol Drejt.
Aktakuza lidhur me rastin e vrasjes që aktualisht po gjykohet, ishte ngritur më 21 korrik të vitit 2017, me të cilën të akuzuarit i ngarkonte me veprën penale vrasja e rëndë dhe vrasja në tentativë.