“Në ballafaqim me kufizime emergjente, do të jetë shumë e vështirë të njoftohen të gjithë konsumatorët në kohë, për çka kërkojmë mirëkuptimin e tyre”, thuhet nw njoftimin e KEDS-it.
Aktualisht kufizimet janë dy orëshe, por që të mos përkeqësohet tutje situata, KEDS-i kërkon nga të gjithë konsumatorët kursim maksimal të energjisë elektrike.
“Përdorimi i saj në mënyrë efiçiente bën që të gjithë të kemi energji elektrike më tepër. Në këto rrethana të vështira, duhet të veprojmë të bashkuar në mënyrë që t’i kapërcejmë ato sa më lehtë. Së bashku mund t’ia dalim”, thuhet tutje.