Njësia Speciale gjatë ditës së sotme ka kryer bastisje në 13 lokacione të ndryshme në veri.
Zëvendësdrejtori i policisë në Mitrovicë të Veriut, Veton Elshani, ka bërë të ditur për Gazetën Insajderi se tri nga këto lokacione kanë qenë në Zveçan, shtatë në Mitrovicën e veriut dhe tri në Leposaviq.
“Po, kanë përfunduar. 13 lokacione janë kontrolluar”, ka thënë ai.
Elshani s’ka njoftuar më tej nëse ka pasur të arrestuar apo se çfarë është bastisur.