Gjykata Speciale para pak çastesh ka shpallur aktgjykimin ndaj Nënkryetarit të Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës Nasim Haradinaj, transmeton Fol Drejt.
Haradinaj është shpallur fajtor dhe është dënuar me katër vjet e gjysmë burgim dhe një gjobë prej 100 eurosh.
Në vendim llogaritet edhe koha e qëndrimit në paraburgim./FolDrejt/