Kryeministri i Biharit, Nitish Kumar, iu ka kërkuar njerëzve që t’i ndjekin këshillat e autoritetit për menaxhimin e fatkeqësive, shkruan BBC, transmeton Fol Drejt.
Kumar njoftoi se familjet e viktimave do të kompensohen me nga 400 mijë rupi apo mbi 4 mijë e 900 euro.
Po ashtu parashikohet që gjatë së mërkurës dhe të enjtes të ketë stuhi dhe vetëtima në pjesët veriore të Indisë,
India regjistroi më shumë se 18 milionë goditje rrufe midis prillit 2020 dhe marsit 2021./FolDrejt/