Përvjetori i 21 i bombardimeve të NATO-së, Kosovën po e gjen duke luftuar me Koronavirusin.
Mirëpo në këtë luftë, nuk po bëhen bashkë të gjithë liderët e vendit. Ata po luftojnë me inate politike, derisa shëndeti i qytetarëve po rrezikohet në cdo minut.
Janë bërë 21 vite prej kur NATO filloi sulmet ajrore kundër forcave serbe që po kryenin gjenocid në Kosovë
Përfaqësonin vija të ndryshme politike.
Njëri ndiqte rrugën paqësore e tjetri luftën si formë për të ardhur të deri të liria e vendit.
Por, kur interesi ishte më i madh sesa orientimet e tyre politike, Ibrahim Rugova e Hashim Thaci u bënë bashkë.