Fol Drejt
E shtunë, 31 Maj, 2025
Kontakt
  • LAJME
    • All
    • BOTA
    • DIASPORË
    • KOSOVË
    • MAQEDONIA VERIORE
    • RAJON
    • SHQIPËRI

    BE duhet ta ketë zgjerimin si prioritet kryesor, thotë ministrja austriake, duke përmendur edhe Kosovën

    Myftiu Tërnava me mesazh urimi për Fitër Bajram: Te populli ynë kjo festë në vazhdimësi ka pasur një rëndësi dhe vlerë të posaçme

    Dr. Shefqet Krasniqi mban iftar dhe promovon librin e ri, mbi 520 të ftuar

    NËNA NË LUFTË PËRKRAH BIJËVE TË SAJ

    Agjenda e zhbërjes së identitetit gjinor brenda shoqërisë dhe përpjekja për realizim të shpejtë të eugjenisë-të propaganduar si trans’humanizëm.

    (VIDEO) Analistët: Pas idesë së shtetit bektashian mund të qëndrojë ndonjë fuqi botërore

    Hoxhë Justinian Topulli: Mini Vatikani i bektashizmit gjoja po promovon islamin tolerant!

    Sabaudin Jashari: Pragmatizëm, kryeministri Rama – “Shteti Bektashian Vatikanian” apo let me guess…

    Reagim ndaj Adriatik Kelmendit

  • FAQJA E ZEZË
  • EKONOMI
    • All
    • BUJQËSI
    • ENERGJETIKA
    • FINANCA

    Odat e veterinerëve të Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut firmosin marrëveshjen e bashkëpunimit

    Ministri Faton Peci mori pjesë në takimin e ministrave të Evropës Juglindore në Bosnje e Hercegovinë

    Ministrja Rizvanolli në takime me biznese të energjisë në Paris dhe Berlin: Kompanitë të investojnë në Kosovë

    MBPZhR-ja hap thirrjet për aplikim për grante në bujqësi

    Mbahet takimi i gjashtë i Komisionit Ekzekutiv për zhvillimin e sistemit të Arsimit dhe Aftësimit Profesional

    Ministri Faton Peci do të takohet me zyrtarë të lartë shtetëror të Iowas

    Nesër hapet edicioni i 23 i panairit AGROKOS

    MF hap ankandin e nëntë të letrave me vlerë

    Kosova forcon bashkëpunimin ekonomik dhe tregtar me Emiratet e Bashkuara Arabe

  • INTERVISTA
  • TEMA E DITËS
    • HULUMTIME
  • OP/ED
  • KULTURË
    • All
    • ARTE TË TJERA
    • FILM
    • HISTORI
    • LETËR
    • SKENË

    “Bashkëpunimi”, poezi nga Burhan Fili

    Mos u rrek mbas fjalëve të atij që Zotin nuk e njeh

    “Babë, Nanë”, poezi nga Burhan Fili

    Çamëria amanet i të gjithëve

    “Gjaja ma e çmuar”, poezi nga Burhan Fili

    “Llastimi i Hoxhës”, poezi nga Burhan Fili

    100 TË HËNA SOCIOLOGJIKE

    Donika Dabishevci vjen me një libër të ri poetik kushtuar fatit të njeriut në luftë

    Veçantitë e Bibliotekës “Ernest Koliqi”

  • SPORT
    • All
    • Sporti Ndërkombëtar
    • Sporti Vendor

    Mallorca luan kundër Valencias, mungon Muriqi – pse?

    Camavinga flet për mundësinë që Mbappe të transferohet në Real: Dëshironi të dini të vërtetën?

    Raporton Romano, 19-vjeçari brazilian pjesë e Manchester City-t nga sezoni i ardhshëm

    Luiza Gega kampione e Ballkanit në 1500 dhe 3000 metra në garat e mbajtura në Stamboll të Turqisë

    FIFA: Nuk po planifikojmë të fusim kartonin blu në nivelin më të lartë të futbollit

    Enilda Zeqiri – talentja që premton në garat e atletikës

    Xavi: Në këtë ligë ndodhin gjëra që nuk janë normale

    Guardiola komenton vendimin e Xavit: Presioni që ndjen në Barcelonë nuk është i dukshëm askund tjetër në botë

    “Ai hëngri gjithë rrogën”, vërshohet me komente Neymar – shkak pesha e tij

  • LËMSH
    • All
    • KËNDI I HUMORIT
    • Kuriozitete
    • SHOWBIZ

    A po rritet çmimi i çokollatës?

    Google jep një informacion me rëndësi në lidhje me Gmail?

    Themeluesi i Facebook kërkon falje, kjo është arsyeja

    India propozon që pilotët dhe stjuardesat të mos përdorin parfume sepse…

    Kush do të jetë mbreti i arinjve të shëndoshë të Alaskës? Fillon votimi online

    Ndryshimet klimatike, sa të shqetësuar duhet të jemi?

    E kërkonin një vath prej ari, hasën në një relikt 1000 vjeçar shumë të vlefshëm

    “Banjska ka qenë e banuar me shqiptarë, të cilët dal ngadalë janë përzënë sistematikisht”

    Lego planifikon të bëjnë tulla nga shishet e ricikluara?

  • LIFESTYLE
    • All
    • Receta
    • Shëndeti

    Rritet numri i vdekjeve nga hepatiti B dhe C

    Si ndikon lëngu i limonit në funksionimin e mëlqisë

    Si ndikojnë ndryshimet klimatike tek alergjikët?

    Sa sheqer duhet t’i hidhni kafes?

    Cili është dallimi mes sheqerit të bardhë dhe atij të kaftë

    Këto janë yndyrnat e shëndetshme që e ulin rrezikun e sëmundjes së diabetit

    Këto janë shenjat që tregojnë se mund të keni probleme me mushkëri

    Këto janë gjashtë përfitimet shëndetësore të uthullës së mollës

    Këto janë mënyrat si mund t’i parandaloni lotët nga copëtimi i qepës

No Result
View All Result
Fol Drejt
No Result
View All Result
Home KULTURË

Nji ‘Tufë Drite’ nga Imer Topanica

2 vjet më parë
in KULTURË, LETËR
Koha e leximit: 3 minuta lexim
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në TwitterShpërndaje në Whatsapp
Porosit Web

Fjalë e mbajtun qatëherë (shtator 2014) në cilësinë e redaktorit gjuhësor, me rastin e promovimit të vëllimit poetik “Tufë drite” të poetit Imer Topanica , e harru mbasandej, hiç s’e di pse, mënjanë.

Nga Gazmend Bërlajolli

“Tufë drite” quhet vëlllimi i parë i Imerit me poezi, po që, pse i pari, nuk e ban ate rishtar në zeje poezie. Imeri mirënjihet prej lexuesit të poezisë në shqip, i cili sot këto i lexon edhe në celularë ‘të mençëm’. E në facebook ka prej kohësh poezi të Imerit që mbledhin like e marrin share.

Lexoni edhe..

“Bashkëpunimi”, poezi nga Burhan Fili

Mos u rrek mbas fjalëve të atij që Zotin nuk e njeh

Porosit Web Porosit Web

Nji nga këto poezi fjala vjen asht “Jam lodhë së jetuemi pa e pa dekën”. E kujtoj personalisht prej ditëve kur vërshoi së pari nëpër facebook. Plot e komentuen, shum e shpërndanë, të tjerë lypën me u miqsue virtualisht me autorin. Vjen në këtë vëllim e përpunueme tutje, në shprehësi, stil, e maje tanash, në potencë. Asht ndër kulmoret në këtë vëllim.

Qe besa, në përmbledhjen e vet të parë Imeri vjen tashma si nji za poetik fort i rafinuem, me hove edhe i mprehtë fort hollë. Nëse dikush do të bajë ndonji antologji të poezisë së bashkëkohësisë në shqip, qoftë edhe në format elektronik pos, do nga poezitë e këtij vëllimi do t’i imponohen si të pashmangshme.

Nji prej ma të filtruemeve, për shijet e mia, mbetet “Kush asht ky njeri?”, nji ode kjo njeriut të mbërrimë, profet, shenjëtor a shkencëtar qoftë ai që, në përfytyrimin tonë, asht njeriu që rrugëton kah drita. E rrugëtimi kah drita, dhe Drita vetë, asht synimi i autorit. Hetoj se mbas rimarrjes së librit në format të shtypun, vendimet e mia lidhun me poezinë ma të mbërrime po luhaten prap.

Nji arritje e madhe, që Imerit ia mundëson përvoja e gjatë me poezinë, asht fakti qënë këtë vëllim arrin të vijë me nji shumsi zanesh poetike, kumbues njani, i qetë tjetri, bashkë me nji ndërrim të shpeshtë temash që trajtohen, qasjesh e disponimesh, dialektesh madje, e bile strukturash poetike që ndryshohen prej njanës poezi te tjetra. Imeri poezinë e ban zap, din me ia nënshtru diktateve të veta, nuk e len me i rrëshqitë duersh si ngjalë. Vëllimi “Tufë drite” e thotë këte fuqimisht.

Ndër vargje, nuk asht gjithëherë optimist, por as pesimist jo. Notat e pesimizmit vijnë të rralla e të buta. I veçantë asht nji za që hetohet bash pse lufton për mosme ra në pesimizëm. Asht ky zani i mekun protestues, që nuk e hasim të përsëritun tjerakund, përveçse te poezia “Nji ditë kam me ba protestë”, çka më ban me e nda ndër poezitë e preferueme. Fill te poezia e radhës, e quejtun “Za kryengritësi”, thirrja asht ba jehonë e zani kumbon, dhe shoh, jo ma nji tjetër poezi, as veç nji tjetër qasje, a stil, a thirrje. Shoh, te kjo tjetra, krejt nji tjetër poet.

“Tufë drite” asht nji shëtitore ndjenjash, mbasi në çdo poezi ai që flet asht nji tjetër, ka ndërru temë, ka ndërru humor, ka ndërru aq shum në shprehësi e stil, sa të bahet se poezitë nuk ndajnë të njejtën adresë frymori, se nuk ka vargëzu përmbi to veçse nji poet.

Më end poezia e Imerit në këtë vëllim nëpër kërkime për të përkryemen, për dashuninë, për dijen, për lirinë, për të vërtetën, për dritën, e që përmbledhtazi mundemi me i qujtë kërkim për Zotin. Fundja, kur thërret “M’ep nur Madhni”, a s’asht tu lypë dritë, dije, paqe e bekim? E mbasi kërkimi për Zotin asht detyrimisht kërkim për të vërtetën, mahnitem kur shoh të vërtetat që në kërkimin e tij poeti tashma i ka ba të vetat. Ndër to, dijeninë se sot jemi këtu e nesër do të bahemi, si në krye të herës, prap veç njitufë drite.

Lexuesi i vëllimit ka me e shiju edhe zbulimin e do fragmenteve të prozës poetike, që faqosen ndryshe nga poezitë, e për ma shum, japin në vijimsinë e tyne nji tregimth të vockël.

Kjo botë po digjitalizohet, me çka po i ndryshon krejtsisht kultura e komunikimit e njerëzimi po e hap kësisoji, krejt të re e të panjohun ma parë, nji tjetër Epokë, që botimin në celulozë ka nisë me e sfidu e mundet edhe me e çu drejt zhdukjes. Nuk di me thanë nëse botimet e vëllimeve poetike në format libri kanë me u mbijetu kohëve. Por shpresoj që kjo të mos na ndodhë sa kohë Imeri vazhdon me dalë me përmbledhje poetike të reja, sepse, me folë kah del shpirti, gjatë redaktimit me patën shiju fort. Shpresoj të ketë të tjera me më dhanë.

Tags: Gazmend BërlajolliImer TopanicaKosoveTufe Drite
ShareTweetSend
Lajmi Paraprak

Video/ Sytari: Kemi nevojë me pa brenda zemrës, sa jemi muslimanë të vërtetë

Lajmi tjetër

“Kushdo që bëhet lider në fushën e Inteligjencës Artificiale, do ta sundojë botën”

Të ngjajshme

KULTURË

“Bashkëpunimi”, poezi nga Burhan Fili

10 Gusht, 2024
KULTURË

Mos u rrek mbas fjalëve të atij që Zotin nuk e njeh

30 Korrik, 2024
KULTURË

“Babë, Nanë”, poezi nga Burhan Fili

23 Korrik, 2024
Shfaq më shumë
Fol Drejt

© 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara. FOLDREJT.COM

Navigo

  • KRYESORE
  • BOTA
  • OP/ED
  • INTERVISTA
  • HISTORI
  • KULTURË
  • SPORT

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • LAJME
  • FAQJA E ZEZË
  • EKONOMI
  • INTERVISTA
  • TEMA E DITËS
    • HULUMTIME
  • OP/ED
  • KULTURË
  • SPORT
  • LËMSH
  • LIFESTYLE

© 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara. FOLDREJT.COM