Georginio Wijnaldum ka bërë një sezon jo të mirë në Ligue 1 me skuadrën e PSG-së edhe pse kjo e fundit fitoi titullin kampion.
Ylli i kombëtares holandeze është votuar nga tifozët si “dështimi” i këtij sezonit, pasi paraqitjet e tij rezultuan shumë larg pritshmërive, teksa pyetjes se “Cili lojtar është dështimi i vitit?”, ka marrë një numër të madh votash.
Ish-mesfushori i Liverpool në 38 ndeshje të luajtura në kampionatin francez, 11 të nisura titullarë arriti të shënonte vetëm 3 gola, duke zhgënjyer kështu drejtuesit dhe tifozët, të cilët prisnin që holandezi të kthehej në një lojtarë kyç te parizienët.
Mesfushori holandez, jo vetëm që u zgjodh si dështimi i sezonit nga tifozët, por mund të humbasë edhe Kupën e Botës në Katar. Trajneri i Holandës, Louis van Gaal nuk e grumbulloi atë për ndeshjet e Nations League në qershor. /abcnews.al/