Mbrëm në një mbledhje të Këshillit drejtues të LSDM-së krahas ndryshimeve të reja kadrovike brenda partiake dhe propozimeve për kuadro në vendet vakante që janë në kabinetin qeveritarë, është propozuar edhe ministrja e re e financave dikaster ky që është udhëhequr nga kryeministri Zaev dhe zëvendës ministrja Shiret Elezi, shkruan KOHA.
Po kush është Nina Angelovska, emri i propozuar nga LSDM për tek dikasteri i financave?
Në vitin 2011, Nina atëherë si një 21 vjeçare ka fituar një konkurs ndërkombëtarë për planin e saj të biznesit që më pas të fillojë punën për Grouper.mk një platform e blerjes e para e këtij lloji në Maqedoni. Në atë kohë, vetëm 1% e qytetarëve kanë bërë blerje online derisa sot ky shërbim online ka mbi 2.500 partner shitës dhe mbi 170.000 anëtarë të regjistruar.
Ndryshe, Forbes e ka futur atë në listën e 30 biznesmeneve në mbarë botën kurse Nina ka mbaruar të gjitha studimet në Universitetin Shën Kirili dhe Metodij në Shkup, nga studimet e rregullta, përfshirë këtu master studimet dhe studimet e doktoraturës.