Halimah Yacob është aktualisht presidente e Singaporit, shtetit që botërisht zë një vend të fuqishëm në diplomaci, financa e zhvillimet infrastrukturore të rangut botëror.
Grua nga një familje myslimane, e martuar me një burrë me origjinë nga Jemeni dhe e udhehequr nga parimet e fesë islame, Halimah mori drejtimin e qeverisë në vitin 2017 me qëllimin e vetem që të rrisë standardet e jetës në Singapor, transmeton Fol Drejt.
Shqetësimi im është rritja e standardeve të jetesës së Singaporit dhe asgjë nuk ka rëndësi për mua, ishte shprehur ajo. Mbi këtë qëllim për ta zhvilluar Singaportin ngrihen edhe arritjet e saj të bujshme si udhëheqëse e këtij shteti, që shtrihen gati në të gjitha domenet e vendit.
Nisur që nga fusha diplomatike, pasaporta singaporiane është bërë pasaporta më e shtrenjtë në botë; në rrafshin politik e ekonomik shkalla e papunësisë ka rënë në 1% e korrupsioni thuajse është eleminuar tërësisht, ndërkohë që të ardhurat kanë shënuar një rritje gjer në pesë trilion tepricë; në rrafshin e infrastrukturës, kjo presidente ka realizuar 10000 projekte gjigante.
Megjithatë, gjithë këto zhvillime vazhdon t’i kryejë paralel edhe me parimet e ritet e fesë së cilës i takon, çdo ditë falet në një xhami publike në kryeqytet bashkë me një pjesë të punonjësve të saj, ndërkohë që pas namazit ulet dhe dëgjon hallet e qytetarëve.
Me një veprimtari të tillë të dyfishtë, si politikane e fuqishme dhe si predikuese e dashur e fesë, Halimah Yacob u ka provuar gjithë skeptikëve të fesë islame se islami nuk çon në regres./FolDrejt/