Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, ka dalur me një njoftim të ri në lidhje me librat për nxënësit.
Kjo thirrje u është drejtuar më konkretisht prindërve, të cilët ftohen që nga sot të aplikojnë për subvencionim të teksteve shkollore, shkruan Fol Drejt.
“Të dashur prindër,
📚Nga nesër mund të aplikoni për subvencionimin e teksteve shkollore. Mjetet do të dalin në xhirollogaritë tuaja që nga fillimi i javës së ardhshme.
🟢Do të ndahen 80 euro për nxënësit nga klasa 1 deri në klasën e 5 për blerjen e teksteve dhe materialeve mësimore.
🟢Po ashtu, për herë të parë për nxënësit nga klasa 6 deri në klasën e 9 të cilët tashmë i kanë të siguruara tekstet mësimore, do të ndahen 30 euro si mbështetje për materiale të tjera shkollore.
📍Platforma e aplikimit bashkë me instruksionet do të publikohet nesër. Çmimet e teksteve do të publikohen nga shtëpitë botuese ku lista e teksteve të përzgjedhura nga aktivet profesionale tashmë është e gatshme andaj, ftojmë të gjithë prindërit të konsultohen me mësimdhënësit se cilat tekste duhet t’i blejnë.
🍀Suksese dhe qoftë vit i mbarë për fëmijët tanë!”, thuhet në njoftimin e publikuar gjatë ditës së djeshme në faqen zyrtare të ministres së Arsimit, Arbërie Nagavcit./FolDrejt/