Që nga dita e sotme ‘’Prishtina Parking’’ nuk do të shqiptojë gjoba për qytetarët e Prishtinës.
Kjo është bërë e ditur nga ana e Drejtorit të Inspektoratit në Komunën e Prishtinës.
Dushi ka treguar ndryshimet që do të ndodhin me aprovimin e rregullores së për parkingjet në Prishtinë.
Siç njoftoi Dushi, tash e tutje “Prishtina Parking”, në vend të gjobës, do t’i detyrojë klientët të paguajnë biletë ditore, pra 24-orëshe.
Në fakt, kjo rregullore u aprovua gjatë ditës së djeshme në Kuvendin e Komunës së Prishtinës.Kjo rregullore parasheh që për makinën e parë për rezidentët nuk do të ketë tarifë mujore.