Ministri i Diasporës në Maqedoninë e Veriut, z. Xhemail Çupi ka njoftuar se Komuna e Koçanit është komuna e ardhshme në të cilën do të hapet zyrë komunale “Qendër për diasporë”.
Çupi gjatë ditës u takua me kryetarin e kësaj komune, z. Lupço Papazov, ku edhe kanë nënshkruar kontratën për bashkëpunim në fushën të cilën udhëheq z. Çupi.
“Me kryetarin Papazov u pajtuam se ngjarja e sotme është shumë domethënëse, që në të ardhmen të ketë bashkëpunime të ndryshme, si dhe patëm rastin të diskutojmë në temën e promovimit të konceptit të Qendrës për diasporë përmes raporteve të punës ndërmjet institucioneve në nivel qendror dhe lokal”, shkruan ndër të tjera ministri Çupi, transmeton Fol Drejt.