Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka bërë të ditur se është bërë ekzekutimi i pagesës së subvencionimit për ngrohje, për familjet në asistencë sociale.
Murati bëri të ditur se nga subvencionimi për blerjen e lëndës djegëse për ngrohje kanë përfituar 20 mijë e 339 familje në asistencë sociale.
Kjo masë është e mbështetur nga Bashkimi Evropian, ku Murati ditë më parë ka bërë të ditur se familjet përfituese nuk kanë pasur nevojë që të aplikojnë.