Komuna e Prishtinës së shpejti do të subvencionojë fëmijët e klasave të para të cilët janë pjesë e skemës për ndihmë sociale, për kurs të notit.
Këtë e ka bërë të ditur kryetari i kryeqytetit, Përparim Rama përmes një njoftimi.
“Investimi në përfshirjen sociale vendosë themelet për një shoqëri më të lidhur me njëri-tjetrin, duke i fuqizuar fëmijët të lulëzojnë në një botë që vlerëson diversitetin dhe përqafon gjithpërfshirjen”, tha kryetari.