Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se Serbia duhet të kërkojë falje për të zhdukurit me dhunë gjatë luftës së fundit në Kosovë
Ai në shënimin e Ditës Ndërkombëtare për të Zhdukurit me Dhunë ka deklaruar se shtëpia muze e Ferdonije Qerkezit, është dëshmi se politikat gjenocidale mbrohen.
“Qytetarët e Kosovës përbuzen për vuajtjen që ende i kalojnë për shkak të luftës prej atyre që i kryen apo i përkrahën krimet ndaj tyre, dhimbja e tyre rritet kur krimet mohohen apo edhe vetëm kur minimizohen.
“Kërkim falja edhe pendimi sa e zvogëlojnë dhimbjen e prindërve që i kërkuan dhe i kërkojnë fëmijët e tyre. mos kërkim falja e dimë që rrit dhimbjen, mos pendimi e thellon vuajtjen dhe zemërimin, njohja e krimeve të kryera në Kosovë nga Serbia është minimumi i një politike njerëzore kundër politikave gjenocidale”,ka thënë Kurti.