Politikani shqiptar Besnik Kelmendi, i cili njëherësh është edhe anëtar i CDU-së në qytetin Essen të Gjermanisë, ka paralajmëruar se çështja e njohjes së patentë shoferëve nga Kosova e Shqipëria do të jetë pjesë e rend dite në Këshillin Federal më 11 shkurt, transmeton Fol Drejt.
“Ashtu siç ju kam informuar më 6 Janar 2022, mund t’jua them me siguri të plotë se sot zyrtarisht futet në rend ditë për seancën e ardhshme të Bundesratit, më 11 Shkurt 2022 çështja e patentave të shoferëve. Ky është një lajm shumë i mirë për të gjithë bashkëkombësit tanë që jetojnë apo që pretendojnë të zhvendosën në Gjermani”, ka shkruar Kelmendi në Facebook.