Ministrat e Jashtëm të vendeve të G20 nuk arritën të bien dakord për një deklaratë të përbashkët sot për shkak të mosmarrëveshjeve të mprehta rreth konfliktit të Ukrainës, pavarësisht përpjekjeve të Indisë mikpritëse për të arritur një konsensus, raportojnë mediat indiane.
Takimi, i mbajtur nën kryesimin e Indisë, përfundoi me miratimin e përmbledhjes së kryetarit dhe dokumentit përfundimtar të vendit pritës.
Ministri i Jashtëm i Indisë, Subrahmanyam Jaishankar, tha në një konferencë për shtyp se kishte mosmarrëveshje rreth konfliktit në Ukrainë. /FolDrejt/