Beteja me drogën duket si e përfunduar dhe jo më kot shumica e shteteve kanë filluar ta liberalizojnë, përkundër dëmeve të mëdha që shkakton konsumimi i saj, informon foldrejt.com.
Një vendim të tillë pritet të marrë edhe Nju Jorki, i cili u ka hequr dënimet mbi 150 mijë personave për posedimin e marijuanës.
Kjo vjen pas miratimit të një ligji në shtetin e New York-ut i cili hyri në fuqi të mërkurën.
Ligji gjithashtu heq dënimet penale për personat të cilët posedojnë më pak se 64 gram marijuanë. Dënimi u reduktua në 50 dollarë gjobë.