Shteti i Nju Jorkut po i jep fund përdorimit të detyrueshëm të maskave në transportin publik , siç njoftoi Guvernatori Kathy Hokul. Masa ishte e vlefshme për 28 muajt e fundit.
” Që nga sot, mbajtja e një maskë do të jetë opsionale ,” tha Hokul në një konferencë shtypi, duke përmendur udhëzimet e fundit, të rishikuara të Qendrave për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) për trajtimin e Covid-19, shkruan protothema, transmeton Fol Drejt.
Prillin e kaluar, administrata Biden vendosi të mos mandatojë më përdorimin e maskave në transportin publik pasi një gjykatës federal në Florida vendosi se masa ishte e paligjshme. Më pas, shteti i Nju Jorkut kishte zgjedhur të ruante natyrën e detyrueshme të masës për të parandaluar përhapjen e koronavirusit./FolDrejt/