Në Nju Jork është miratuar një ligj që ndalon diskriminimin në bazë të peshës.
Këshilltarët bashkiakë që mbështetën miratimin e ligjit deklaruan se njerëzit obezë kanë vështirësi në restorante dhe teatro, si dhe theksuan se njerëzit me mbipeshë diskriminoheshin kur shpërndanin biçikleta nga autoritetet e qytetit, transmeton BBC, përcjell Fol Drejt.
Për miratimin e ligjit votuan 44 këshilltarë, ndërsa kundër pesë prej tyre./FolDrejt/