Një ndër politikat e jashtme më të rëndësishme të Amerikës është pavarësimi i shteteve europiane nga gazi rus. Përveç kundërshtimeve ndaj Turkish Stream, SHBA është e vendosur që deri në fund të kundërshtojë edhe gazsjellësin Nord Stream 2 që është drejt përfundimit, shkruan foldrejt.com. Vetëm 300 kilometra rrugë kanë mbetur, nga gjatësia prej 2100 km.
Presidenti amerikan Donald Trump ka vendosur sankcioneve ndaj firmave që marrin pjesë në ndërtimin e projektit gjigant, duke detyruar që firma zvicerane Allseas të tërhiqet nga puna.
Gjermania ka reaguar e zemëruar dhe ka akuzuar SHBA-në se “përzihet në punët e saj të brendshme”. Bile më e ashpër ka qenë reagimi i partisë së majtë të SPD, duke theksuar se Trump e sheh “Europën si shtet vasal të tij”./Foldrejt.com