Kompania ruse Gazprom gjithashtu njoftoi të hënën se presioni në tubacionet e gazit Nord Stream ishte stabilizuar dhe rrjedhjet e gazit nga zonat e dëmtuara në tubacionet e gazit ishin ndalur.
Presioni në të dy linjat e gazsjellësit North Stream 1 është stabilizuar që nga 3 tetori, njoftoi sot operatori Nord Stream AG, shkruan Reuters, transmeton Fol Drejt.
Kompania tha se nuk ishte në gjendje të inspektonte pjesët e dëmtuara të tubacionit për shkak të mungesës së lejeve të nevojshme të kërkuara më parë./FolDrejt/