Norma e inflacionit në Evropë mori një kthesë pozitive me një rënie të ndjeshme në 6.1 për qind, por konsumatorët nuk kanë parë ende ndonjë lehtësim real në atë se sa paguajnë për ushqimet dhe gjërat e tjera të nevojshme, raporton Klix, përcjell Fol Drejt.
Ekonomistët kanë paralajmëruar se do të kalojnë shumë muaj para se konsumatorët e pakënaqur të shohin nivele më normale të inflacionit të reflektuara në çmimet e dyqaneve.
Kujtojmë se Banka Qendrore Europiane ngriti me gjysmë pike normën e referencës, duke ngadalësuar paksa ritmin rekord të rritjes së normave të interesit, por duke premtuar se do të ketë më shumë rritje.
Këtë e kanë bërë edhe bankat qendrore në ShBA dhe Britaninë e Madhe. /FolDrejt/