Norma vjetore e inflacionit në Eurozonë u rrit në 2.9 për qind në dhjetor nga 2.4 për qind në nëntor, në përputhje me vlerësimin e mëparshëm, konfirmoi sot Eurostat.
Në dhjetor, çmimet e energjisë ranë me 6.7 për qind nga viti në vit, me një ritëm më të ngadaltë se në muajin nëntor, kur u shënua një rënie prej 11.5 për qind, ndërkohë që inflacioni në sektorin e shërbimeve ngeci në 4 për qind.
Ushqimet, alkooli dhe duhani u rritën me 6.1 për qind dhe produktet industriale me 2.5 për qind nga viti në vit, u njoftua në faqen e internetit të Eurostat.