Një numër rekord norvegjezësh super të pasur po largohen nga vendi për në vendet me taksa të ulëta pasi qeveria e qendrës së majtë rriti taksën e pasurisë me 1.1 për qind.
Më shumë se 30 miliarderë dhe multimilionerë norvegjezë u larguan nga Norvegjia në vitin 2022, sipas një sondazhi të gazetës “Dagens Neringsliv”, përcjell Fol Drejt.
Numri i njerëzve super të pasur që u larguan nga Norvegjia vitin e kaluar ishte më i lartë se në 13 vitet e mëparshme, shtoi ai./FolDrejt/