Norvegjia mbështet trajnimin e pilotëve ukrainas në avionët luftarakë F-16 dhe do të marrë pjesë në të, tha sot ministri i Mbrojtjes i vendit, Bjorn Arild Gram.
“Norvegjia do të shqyrtojë mënyra të ndryshme për të kontribuar në trajnimin e personelit ukrainas në avionët luftarakë F-16”, tha Gram për transmetuesin publik norvegjez NRK.
Shtetet e Bashkuara dhe disa vende evropiane kanë thënë më parë se ata e shohin mirë mundësinë e trajnimit të personelit ukrainas në F-16./FolDrejt/