Kryeministrit i Norvegjisë, Jonas Gahr Støre, ka deklaruar se janë të gatshëm të pranojnë refugjatë ukrainas.
Støre ka dënuar veprimet e Rusisë teksa bëri të ditura sanksionet ndaj saj, transmeton Klankosova.tv.
“Ne do të ngrihemi në këmbë për Ukrainën dhe për popullin e Ukrainës”, tha ai, duke shtuar se Norvegjia do të dërgojë 200 milionë kruna norvegjeze si ndihmë urgjente për të mbështetur popullsinë civile të Ukrainës.