Norvegjia ka vendosur t’i dhurojë Ukrainës avionë luftarakë F-16, sipas një raporti nga transmetuesi norvegjez TV2, shkruan Al Jazeera.
Raporti nuk specifikon se sa avionë do të ofronte.
Andriy Yermak, kreu i zyrës së presidentit të Ukrainës, e mirëpriti lajmin në platformën e mediave sociale X (i njohur më parë si Twitter).