Norvegjia i ka dhuruar 180 mijë doza të vaksinës AstraZeneca për qytetarët e Kosovës, si rezultat i bashkëpunimi me institucionet e Bashkimit Evropian.
Lajmi e ka bërë të ditur nga Ministria e Punëve të Jashtme të Norvegjisë përmes një komunikate të lëshuar në llogarinë e tyre në Facebook.
Të njëjtit kanë falënderuar ndërmjetësuesin special të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak për bashkëpunimin.
“Kosova mund të mbështetet në Ekipën e Evropës. Norvegjia dhuron më shumë se 180 mijë doza të vaksinës AstraZeneca ndaj Kosovës. Bashkëpunim i mirë me Miroslav Lajçak dhe institucioneve të BE-së”, thuhet në njoftim.
Ndryshe nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës ishte theksuar se do të dhurohen edhe 55 milionë doza të imunizimit të koronavirusit në disa vendet ë botës, ku përfshihet edhe Kosova.