Shefja e njësisë së kundërzbulimit të Shërbimit Policor të Sigurisë së Norvegjisë (PST), Inger Haugland, tha sot se kërcënimi i inteligjencës nga Rusia nuk është zhdukur, por “reduktuar ndjeshëm”, pasi Norvegjia dëboi 15 diplomatë rusë.
“Ne jemi të sigurt se ata janë agjentë të inteligjencës. Besojmë se masa e marrë dje ishte e mirë dhe e rëndësishme”, tha Haugland, raporton AP.
Ajo deklaroi se shumica e diplomatëve të dëbuar ishin të angazhuar në punë spiunazhi dhe përgjimi të bisedave telefonike dhe se ata ishin të punësuar nga agjencia civile e spiunazhit – FSB ose GRU, e cila drejton shërbimin e inteligjencës ushtarake./FolDrejt/