Autoritetet norvegjeze njoftuan sot se, me përjashtime të rralla, do të mbyllin kufirin për automjetet e regjistruara në Rusi në mesnatën e 2 tetorit, gjë që paraqet një shtrëngim shtesë të masave ndaj këtij vendi për shkak të luftës në Ukrainë.
Ndalimi vlen vetëm për automjetet me më pak se nëntë vende dhe parashikon disa përjashtime, si për shembull në rastet e emergjencave humanitare.
Përjashtim bëjnë makinat e diplomatëve dhe automjetet e qytetarëve të Bashkimit Evropian (BE) me banim në Rusi.