Qeveria norvegjeze po përgatitet të kontribuojë me afro 1,5 miliardë korona norvegjeze (144 milionë dollarë) në Fondin Ndërkombëtar të udhëhequr nga Britania për Ukrainën, tha më 10 nëntor Ministri norvegjez i Mbrojtjes Bjørn Arild Gram, shkruan The Kyiv Independent, përcjell Fol Drejt.
Më parë, Norvegjia dhuroi 400 milionë korona norvegjeze (afërsisht 40 milionë dollarë) që u përdorën për blerjen e dronëve, pajisjeve të bllokimit të dronëve dhe predhave të artilerisë. /FolDrejt/